Hoti takon Tërnavën, thotë se bashkëjetesa dhe harmona ndërmjet besimeve vlerë e veçantë e popullit tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, prit sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në vend, si  dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, sidomos për përpjekjet e menaxhimit të pandemisë Covid-19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Në këtë takim, po ashtu, u bisedua edhe për proceset e tjera të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, duke përfshirë edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve.

Kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Tërnava dhe BIK-un për rolin e kësaj bashkësie dhe të bashkësive të tjera fetare, duke theksuar se bashkëjetesa dhe harmonia ndërmjet besimeve të ndryshme ka qenë përherë një vlerë e veçantë e popullit të Kosovës.