Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në llogarinë e tij ka shkruar se situata aktuale me pandeminë COVID-19 nuk duhet keqpërdorur.
I pari i Qeverisë, është shprehur se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin pa përjashtim, transmeton Klan Kosova.
“Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do te zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtim”
“Raportoni rastet”.