Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku e ka kornizuar këtë të fundit si një person provokativ.
Ai ka thënë për Ora News, se çështja me shqetësuese e momentit janë varrezat masive që janë zbuluar në disa vende të Serbisë. Hoti është ndalur te shpërndarja e eshtrave të viktimave, duke theksuar se kjo që ka ndodhur është mizori.
“Vuçiç ka një natyrë provokuese. Fjalori i tij dhe i disa prej zyrtarëve të lartë të Serbisë është i papranueshëm dhe në e kemi ngritur edhe në institucionet e BE këtë qasje të tyre. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa veprime konkrete, ku janë identifikuar varreza masive nëpër Serbi, që është për të ardhur keq që edhe pas 20 viteve nuk është e gatshme që të japë informacione për përpilimin e çështje. Me varreza masive në të gjithë vendin, eshtrat e një personi gjendjen në dy apo tre varreza masive. Merreni me mend çfarë lloj mizorish janë kryer që eshtrat e një personi, kur janë trasportuar kanë përfunduar në disa varreza. Është një problem për Kosovën dhe familjen e tyre. Kjo e vështirëson procesin e dialogut”
Kreu i qeverisë kosovare ka thënë se “Përsa i përket vizitave, është një marrëveshje ku ka një regullore se si rregullohen vizitat e zyrtarëve të lartë dhe kush janë ata që duhet të kërkojnë lejen për lëvizjen në Kosovë. Në parim jemi për lëvizje të lirë, por në raste të caktuara bëhet fjalë.
Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë në Beograd dha lejen për zhvarrimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës nga varreza masive e zbuluar në Kizhevak. Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave janë gjetur në kete lokacion afër Rashkës në Serbi.