Hoti raporton të premten në Kuvend për rifillimin e dialogut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo tha se pas diskutimeve me kryesinë kanë vendosur që të premten në ora 12:00, shefi i ekzekutivit të raportojë tek të zgjedhurit e popullit.

Kështu u shpreh Osmani i bëri pas një konference të përbashkët për medie me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Hoti, javën e kaluar, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Takimi ka qenë i pari i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, qysh në fund të vitit 2018.