Hoti raporton para deputetëve për 100 ditëshin e tij në qeveri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Hoti është kritikuar vazhdimisht nga partitë opozitare për qasjen e tij karshi disa proceseve të rëndësishme në vendin tonë, përfshirë dialogun.

Koalicioni qeverisës ndërkaq tanimë ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës, nga ku janë shtuar zërat që kërkojnë zgjedhje në taborrin e opozitës, të cilët edhe kanë inciuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Hotit.