Hoti: Pres që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane

Pas votimit, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Hoti ka thënë që pret që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane.

“Ne e kemi kryer obligimin tonë. Ftojë qytetarët që kanë të drejtën e tyre për të votuar. Sot është dita e tyre. Falënderojë të gjithë stafin e mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve. Pres që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane”, ka thënë Hoti.