Hoti përkrah Specialen: Veprimet e djeshme burojnë nga përgjegjësitë e tyre kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar tek sot për zhvillimet e djeshme në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Hoti ka shkruar se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe duhet të konsiderohen si veprime të pavarura të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Lidhur me arrestimet e kryera dje nga hetuesit e Speciales – ku nën pranga mbetën dy krerët e OVL e UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, Hoti thotë se qeveria e Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha dhe duhet respektuar plotësisht.

Ky është postimi i tij i plotë:Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.