Hoti: Nuk ka dialog teknik, por vetëm dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia nuk janë duke zhvilluar dialog teknik.

Kreu i ekzekutivit kosonavr, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia nuk janë duke zhvilluar dialog teknik, shkruan lajmi.net.

Sipas Hotit, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog vetëm për marrëveshjen finale dhe njohjen reciproke.

Lexo edhe: 

Dialogu teknik si ‘kurth’ që stërzgjat dialogun politik Kosovë –Serbi

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Nuk ka dialog teknik.

Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.