Hoti konfirmon se cilët do të jenë ministrat nga LDK

LDK sapo ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë së saj në të cilën është vendosur se kush do të jenë ministrat në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Hoti në konferencë ka dhënë emrat e zyrtarëve që do të drejtojnë dikaster qeveritar.

Driton Selmanaj do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërkaq Besian Mustafa, Vlora Dumoshi, Anton Quni, Arban Abrashi, Agim Veliu dhe Armend Zemaj.do të jenë ministra.