Hoti: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, i paluhatshëm

Kryetari i Grupit parlamentar të koalicionit LDK–AKR–Alternativa (LAA), Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni në mes LDK-AKR-Alternativës është i paluhatshëm.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “lajmet e dhëna nëpër portale janë të pavërteta”.

“Kjo është përpjekje e ulët e PDK-së me satelitët e saj për të larguar vëmendjen nga bllokada që PDK-ja po i bënë krijimit të institucioneve të vendit. Ftoj mediet të mos bien në grackën e dezinformatave të tilla”, ka shtuar Hoti.