Hoti jep pëlqimin për nisjen e kërkesës tek presidenti për hapjen e ambasadës në Izrael

Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim konsultativ Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

“Ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net

Gjithashtu u bë e ditur se Hoti theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.