Kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të MCC.
Ky vendim i SHBA-ve erdhi pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Shpreh falënderimet për SHBA për zhbllokimin e fondeve të MCC-së”.
“Shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja në vlerë 49 milionë dollarësh. Pjesa e dytë është marrëveshja kompakt që quhet që është duke e negociuar dhe do të ketë një vlerë disafish më të madhe sesa pjesa e parë”.