Hoti jep detaje rreth marrëveshjes me SHBA-në

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhënë detaje rreth marrëveshjes për nxitje të investimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Hoti ka deklarar se marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, ka shkruar Hoti.

Postimi i tij i plotë:

Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit.