Hoti i vetëm në ceremoninë e marrjes së detyrës

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.

Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit.

Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, ani pse sipas protokollit iu është dashur t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Pak minuta pas marrjes së detyrës, Hoti pritet të mbledh kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.