Hoti i kërkon drejtorit të AKI-së të lirojë detyrën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
Ky lajm është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Në nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte emëruar Kreshnik Gashin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Përveç Gashit, Haradinaj kishte emëruar Burim Ramadanin në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.