Hoti flet nga Uashingtoni, i bindur se Kosova do të marrë lajme të mira në Shtëpinë e Bardhë

Delegacioni i Kosovës tashmë ka arritur në SHBA për takimin e 4 shtatorit me Serbinë në Uashington.

E ky delegacion, para këtij takimi do të ketë edhe takime tjera të nivelit të lartë, shkruan lajmi.net.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se delegacioni kosovar do të ketë takime me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përfaqësues të DFC-së dhe komunitetin shqiptar në SHBA, shkruan lajmi.net.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë here”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri po ashtu ka thënë se në Uashington do të prezentohen projekte të mëdha infrastrukturore  dhe energjetike që do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë:

Delegacioni i Kosovës në Ëashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.