Hoti e Hyseni presin në takim ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkërenduesi shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni kanë pritur sot në takim ambasadorët e QUINT-tit.

Aty është biseduar për dialogun me Serbinë dhe kryeministri Hoti citohet t’u ketë thënë ambasadorëve të QUINT-it se procesi duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim marrëdhëniesh, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, Hoti i ka njoftuar ata dhe shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova për masat e qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Ky është njoftimi i plotë i kryeministrisë:

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë, i cili, siç ritheksoi kryeministri Hoti, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Po ashtu, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për masat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.