Hoti do të merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për Enver Zymberin

????????????????????????????????????

Policia e Kosovës për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymberi, do të organizojë ceremoninë e nderimit dhe homazheve pranë lapidarit të heroit Zymberi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Në këtë organizim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke filluar nga ora 10:00, transmeton Klan Kosova.