Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se partia e Behgjet Pacollit nuk ka asnjë arsye që t’i bashkohet koalicionit PAN.
Këto deklarime ai i bëri pas takimit me zyratrë të Lëizjes Vetënvedosje, raporton lajmi.net
“Në bazë të deklarimit të tij ai ka thënë se është i interesuar të formoj grup parlamentar, ka qenë kërkesë e tij që LDK dhe VV të përafrohen për arritjen e një marrëveshje të përbashkët. Është e drejtë e tyre të bashkohen me PAN-in, por besoj që ata do të bashkohen në grupet punues, dhe nuk kanë asnjë arsye të ndahen”, tha Avdullah Hoti.
Ai i bëri ftesë Aleancës Kosova e Re që të bashkohen nga nesër në takimet intensive që të hartojnë platformën qeverisëe me Vetëvendosjen.
Hoti tutje ka bërë të ditur se që nga nesër do të kenë takime ditore me VV-në për të arritur një marrëveshje.
Ai ka thënë se së shpejti do të dalin me një program të përbashkët qeverisë