Ballina Artikuj Hoteli luksoz që ngjanë me një jaht gjigant

Hoteli luksoz që ngjanë me një jaht gjigant

Harbour Hotel që është ndërtuar në portin e Hampshire të Anglisë, nga jashtë duket sikur jaht gjigant, e ngjashme me lundrat që janë të ankoruara pranë.

Për ndërtimin e këtij hoteli luksoz, janë shpenzuar afro 30 milionë euro, pasi gjithçka është punuar me kualitet të lartë, për të ofruar rehati maksimale, transmeton Telegrafi.

Ata që duan të kalojnë natën në njërën nga 80 dhomat, duhet të paguajnë 200 euro për një natë, teksa mund të shfrytëzojnë saunën dhe pishinën  e brendshme.

Në mënyrë që të ofrojë mundësi për të qëndruar jashtë edhe gjatë ditëve të dimrit, ngrohja bëhet përmes zjarreve që ndizen në oxhaqe dhe furra për pjekje.

Ky hotel që është bërë sensacion për turistët e shumtë, po shfrytëzohet kryesisht nga udhëtarët që bëhen pjesë e udhëtimeve të ndryshme me anije./Mesazhi/

Image
 
Exit mobile version