Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Horror në Britani, 5 agresione me thikë brenda pak orësh

Horror në Britani, 5 agresione me thikë brenda pak orësh

Britania ka përjetuar një natë tmerri për shkak të 5 sulmeve me thikë të verifikuara brenda pak orëve në qytete të ndryshme, të cilat kanë lënë 2 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.

Një nga viktimat, 21 vjeç, humbi jetën në Mançester, ku dy gra mbetën të plagosura. Në lindje të Londrës, një hetim kriminal është hapur pasi një tjetër djalë 21-vjeçar mbeti i vrarë në një sulm me thikë.

Në Shefilld 5 persona u sulmuan me thikë në dy ngjarje të ndryshme por të lidhura me njëra-tjetrën në qendër të qytetit.

Ndërsa në Birmingam, një 14-vjeçar po lufton për jetën në spital, ku u transportua pasi u gjet i plagosur me thikë jashtë një xhamie në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Disa nga agresionet kanë ndodhur pas sherresh të nisura në klube nate, me autorët që kanë sulmuar edhe forcat e policisë kur këto të fundit kanë mbërritur në vendngjarje.

Lidhur me sulmet janë arrestuar 4 persona, të moshave nga 19 në 24 vjeç, të akuzuar për plagosje, prishje të rendit publik dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Exit mobile version