Ballina Auto Honda tërheq nga tregu 122 mijë minifurgonë

Honda tërheq nga tregu 122 mijë minifurgonë

Kompania japoneze e automjeteve Honda, njoftoi se ka tërhequr minifurgonët e saj të modelit Odyssey për shkak të një defekti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e kompanisë thuhet se 122 mijë minifurgonë të modelit Odyssey të viteve 2018 dhe 2019, janë tërhequr për shkak të dështimit të prodhimit që shkakton hapjen e derës automatike rrëshqitëse, derisa automjeti është në lëvizje.

Më tej thuhet se defekti është shkaktuar nga funksionimi i padrejtë i bravës së pasme që mundëson derën elektrike të hapet në mënyrë të sigurtë.

Honda informoi pronarët e këtyre automjeteve se pjesët e automjeteve të tërhequra do të ndryshohen dhe në rast se nuk ka pjesë rezervë për këtë, dera automatike rrëshqitëse do të çaktivizohet përkohësisht dhe do të hapet me dorë.

Shumica e këtyre automjeteve janë shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanada.

Exit mobile version