Ballina Auto Honda nis nga e para, po vijnë modele të reja elektrike –...

Honda nis nga e para, po vijnë modele të reja elektrike – krejtësisht ndryshe nga konkurrenca

Veturat e para të bazuara në strategjinë e re do të lansohen në tregun global nga viti 2026. Honda ka njoftuar tashmë dy modele prodhimi përmes dy koncepteve të quajtura Saloon dhe Space-Hub, dhe në janar ata do të shfaqin një koncept të tretë, më të përpunuar.

Veturat “Honda 0” do të bazohen në një platformë krejtësisht të re mekanike.

Platforma e re do të jetë “e ulët dhe e hollë” për të mundësuar prodhimin e veturave elektrike më efikase në aspektin aerodinamik, si dhe të atyre më tërheqëse.

Honda e sheh këtë platformë më të hollë si çelësin për tërheqjen e automjeteve të saj përpara, pasi trendi i SUV-ve të mëdhenj e të gjatë që maskojnë një platformë të ngathët të veturave elektrike thjesht nuk është rruga përpara. Të paktën kështu pretendon prodhuesi japonez.

Platforma e re do të ketë gjithashtu një bateri të re të hollë dhe një motor elektrik kompakt. Ulja e baterive gjithashtu ul qendrën e gravitetit dhe rrit sigurinë dhe komoditetin.

Honda gjithashtu njoftoi se do të prezantojë gjithsej shtatë modele në mbarë botën deri në vitin 2030. Kjo përfshin gjithçka, nga automjetet e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Exit mobile version