BBC-ja raporton sot për një “marifet” të iranianëve që jetojnë në Holandë i cili rezulton i dobishëm për të përfituar azilin në këtë vend: konvertimin në kristianizëm.
Sipas medias në fjalë janë mijëra ata që po ndjekin këtë rrugë, por më herët është folur edhe për sirianët që ndjekin këtë rrugë, ndërkohë që problemi po bëhet shumë i komplikuar.
Nga kronika kuptohet se zyrtarët e emigracionit por edhe njerëzit e fesë e kanë kuptuar se pas pagëzimit fshihet një lojë për të përfituar diçka dhe se kjo dredhi mund të sjellë që personat që vërtet kanë probleme të mos merren seriozisht.
Ka edhe diçka tjetër: pastori Gijs Van Den Brink deklaron për BBC-në se “kisha po vdes në Europë dhe në Hollandë po ashtu”.
Sipas tij çdo javë dy kisha tradicionale mbyllen në Hollandë, një vend ku vetëm mosha e madhe vijon me traditë