Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur grupin A si lidere e grupit.
‘Tulipanët’ kanë arritur të mposhtin Katarin me rezultatin 2:0, për të shkuar në fazën tjetër si lidere, shkruan lajmi.net.
Holandezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 26′, me anë të Cody Gakpo, i cili u asistua nga Klaassen.
Në pjesën e dytë, anëtari i Barcelonës, Frenkie de Jong shënoi për 2:0, në minutën e 49′. Këto dy gola i dhanë Holandës fitoren ndaj Katarit.
Me fitoren e regjistruar sonte, skuadra e Louis van Gaal grumbulloi pikët e shtata dhe mban pozitën e parë.
Katari mbetet në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar.