Kombëtarja e Holandës ka zbuluar listën për ndeshjet e Kampionatit Europain “Euro 2024” që mbahet në Gjermani duke filluar nga muaji qershor.
Trajneri Ronald Koeman ka zbuluar lojtarët që do të luajnë në Euro 2024.
Në listën e Koemanit vërehet mungesa e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Ian Maatsen – i cili të shtunën zhvillon ndeshjen finale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Holanda para nisjes për në Gjermani, do t’i luajë dy ndeshje miqësore ndaj Kanadës më 6 qershor dhe ndaj Islandës më 10 qershor.
Kujtojmë që “portokallinjtë” në grup janë me Poloninë, Francën dhe Austrinë.