Holanda planifikon t’i strehojë refugjatët nëpër anije

Planet që refugjatët që shkojnë në Holandë të strehohen nëpër anije janë përshkruar si “absurde” dhe “të paligjshme”, teksa qeveria holandeze paraqiti zgjidhjen e saj për qendrat e mbipopulluara të azilit.

Tri anije të mëdha janë mandatuar për këtë punë dhe një do të shkojë në Velsen, edhe pse vendi po përballet me vështirësi për të gjetur porte të tjera që pranojnë një gjë të tillë, raportoi The Guardian të premten.

Zyrtarët po ekzaminojnë se si mund të lejojnë lëvizjen e lirë të refugjatëve në dhe jashtë anijeve në mënyrë që të shmangin pretendimet se ata që janë në anije po mbahen ilegalisht nga shteti.

Vendimi është thënë se ka qenë i domosdoshëm për shkak të mungesës së hapësirës në qendrat për refugjatë, edhe pas numrit të madh të ukrainasve që i kanë ikur luftës së Putinit.

Rreth 3,000 refugjatë mund të strehohen në anije nga shtatori, sipas planeve të qeverisë.

Refugjatët janë detyruar të flenë jashtë në fusha për shkak se nuk ka pasur hapësirë brenda.

Këshilli për refugjatë, VluchtelingenWerk, e përshkroi idenë si “absurde”.

UNHCR-ja në Holandë tha se lëvizja është “e padëshirueshme”. “Traumat ekzistuese për shkak të ikjeve të rrezikshme mund të rishfaqen për disa”.

Që kur nisi lufta në Ukrainë, rreth 60,000 ukrainas kanë arritur në Holandë. /koha