Ballina Sport Katar2022 Holanda ndahet baras me Ekuadorin

Holanda ndahet baras me Ekuadorin

Ka përfunduar ndeshja Holanda – Ekuadori.
Holanda dhe Ekuador kanë ndarë pikët pas barazimit 1:1, në kuadër të fazës së grupeve për Kupën e Botës.

Kombëtarja holandezë ka vënë vetën në telashe pas barazimit me Ekuadorin.

Të përzgjedhurit e Louis van Gaal e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar mjaft herët.

Po rridhte minuta e 6` kur lojtarët holandez krijuan një aksion tejet të mirë që në gol e konkretizoi Cody Gakpo.

Ylli i PSV-së gjuajti nga jashtë zona dhe realizoi një supergol për kombëtaren e tij.

Ekuadori në anën tjetër krijuan disa raste, por nuk ishin konkret.

Përveç në një rast në minutat shtesë që shënuan, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të ‘Tulipanëve’.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Ekuadorin, pasi shënuan shumë herët më anë të Enner Valencia.

Po rridhte minuta e 49` kur pas një gabimi në mesfushë nga lojtarët e Holandës, Ekuadori përfituan dhe realizuan golin e barazimit.

Pas golit ata ishin të rrezikshëm edhe në një rast, por shtylla ua mohoi që ekuadorianët të kalojnë në avantazh.

Holandezët u munduan të rikthejnë epërsinë, por nuk ishin aq të rrezikshëm në portën e kundërshtarit.

Me këtë barazim Holanda pozicionohet në vendin e parë, në grupin A, me katër pikë, aq sa ka edhe Ekuadori në pozitën e dytë.

Ndërsa, Senegali ka tri pikë në pozitën e tretë, Katari ka zero në vendin e katërt.

Exit mobile version