Ministri i Jashtëm holandez, Casper Veldkamp, duke reaguar ndaj rifillimit të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza, deklaroi se “të gjitha armiqësitë duhet të përfundojnë përgjithmonë”.
Ai u bëri thirrje palëve ndërluftuese të respektojnë kushtet e marrëveshjes së armëpushimit dhe të mbrojnë të gjithë civilët. Veldkamp theksoi gjithashtu se të gjithë të burgosurit izraelitë që ndodhen ende në Gaza duhet të lirohen dhe ndihma humanitare duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
Holanda ka qenë një aleate e fortë e Izraelit në të kaluarën, çka ka çuar grupet pro-palestineze në vend të padisin qeverinë holandeze në nëntor të vitit të kaluar për dështimin në ndalimin e gjenocidit në Gaza.