Holanda fitore të vështirë ndaj Polonisë

Kombëtarja e Holandës ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Polonisë me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan polakët me anë të, Adam Buksa.

Por, holandezët barazuan shifrat pas 13 minutave me anë të sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ishte sulmuesi Wout Weghorst që shënoi për t’ia dhënë tri pikë të mëdha Holandës

Kujtojmë që Holanda është në grup me Francën, Austrinë dhe Poloninë.