Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Holanda do të respektojë vendimin e gjykatës në Hagë për urdhër-arrestin ndaj...

Holanda do të respektojë vendimin e gjykatës në Hagë për urdhër-arrestin ndaj Netanyahu-t

Caspar Veldkamp

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Caspar Veldkamp, ka bërë të ditur se nëse vjen në Holandë ata do ta arrestojnë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të cilin është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale duke u akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Përfaqësuesve, Veldkamp theksoi se respektojnë urdhrin e arrestit që gjykata në Hagë ka lëshuar për Netanyahu-n.

Ai theksoi se do ta arrestojnë Netanyahu-n nëse vjen në Holandë.

“Tashmë Holanda nuk do të vendosë më kontakte të panevojshme me Netanyahu-n. Është e detyrueshme që Holanda të respektojë Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, tha Veldkamp.

Exit mobile version