Hizbullah tha se filloi sulmet me raketa kundër Izraelit në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban.
Në një deklaratë me shkrim Hizbullah tha se grupet “Dëshmori Ali Kamil Muhsin” dhe “Dëshmori Qassim Tahhan” kishin lëshuar raketa 122 milimetra në fermat e okupuara Sheba në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite në rajonet Al-Jurmuk dhe Ash-Shevakir në Libanin jugor natën e mëparshme.
Ushtria izraelite tha se ë fshati Ein Kiniyye në Lartësitë e Golanit të pushtuara dhe zonën e banimit të Snir ishin alarmuar për sulm.
Në deklaratë nuk bëhet e ditur se sa raketa janë lëshuar në zonë dhe nëse ka viktima.
Televizioni izraelit “Channel 13” tha se të paktën 10 raketa u lëshuan nga Libani në anën izraelite dhe sirenat u dëgjuan në Lartësitë e Golanit.
Ndërkohë, Task Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara për Libanin (UNIFIL) lëshoi një paralajmërim të shkurtër në llogarinë e saj në Twitter.
“UNIFIL vuri re se raketat u lëshuan nga Libani dhe se Izraeli u përgjigj me zjarr artilerie. Kjo situatë është shumë e rrezikshme. Ne inkurajojmë të gjitha palët për armëpushim”, thuhej në deklaratë. /trt