Hixhreti më mësoi

Hoxhë Husamedin Abazi

1 – Hixhreti më mësoi se mbështetja në Allahun (Tewekkul) nuk e anulon marrjen parasysh të shkaqeve. Madje hapi i parë i mbështetjes është marrja e shkaqeve parasysh, gjë që shfaqet qartazi në daljen e Pejgamberit a.s nga Meka në mbrëmje dhe qëndrimi i tij në shpellë për 3 ditë…

2 – Hixhreti më mësoi se fundi i mirë, do jetë për të devotshmit. Sa do që krekoset e kota (Batili), ajo do pësoj humbje. Por, fitorja nuk është vetëm ngadhënjim ndaj armikut, dhe as maltretim i kundërshtarit. Përkundrazi, qëndrueshmëria jote në parime është fitore. Musabi r.a nuk e pa (priti) mëkëmbjen, Hamza r.a nuk e pa ngadhënjimin e fesë (ndaj pafesisë), por, ata fituan me qëndrueshmërinë e tyre mbi parime gjer në vdekje, e Imami (Udhëheqësi) i tyre në gjithë këtë është Pejgamberi i tyre a.s kur tha: “O axha im, vallahi po t’ma vendosin diellin në të djathtën time dhe hënën në të majtën time, për ta lënë këtë çështje (thirrjen), nuk do e lë atë, deri sa Allahu ta shfaqi atë, ose të shkatërrohem në këtë “.

3 – Hixhreti më mësoi se sinqeriteti (ihlasi) është bazamenti. Ai që nga daveti (thirrja) synon të bëhet i njohur, i pasur apo autoritativ, i tilli e ka gabuar adresën. Muhammedi a.s po t’i dëshironte këto, nuk do linte vatan, as nuk do lëshonte shtëpi! Prandaj, bëje SINQERITETIN, letërnjoftim dhe identifikim tëndin, do të vije dhe s’do të mungoj dynjaja as ahireti.

Hoxhë Husamedin Abazi