Hixhreti (emigrimi) i Muhamedit a.s. na rikujton:
– Avancimin e shoqërisë islame
– Bashkimin e forcave besimtare
– Ngadhënjimin e respektit dhe dashurisë ndër-vëllazërore
– Ngadhënjimin e harmonisë dhe bashkjetesës me komunitetet tjera
– Jetën në dritën e udhëzimit hyjnorë
– Shenjtërimin e jetës, nderit dhe pasurisë së njeriut
– Ngritjen, avancimin dhe mbrojtjen e femrës në shoqëri
– Formimin e familjes mbi baza të shëndosha, duke e siguruar me të ardhmërinë e ndritshme të një shoqërie
– Çlirimin e shoqërive nga ideologjitë skllavëruese dhe pushtetet totalitare
– Ngadhënjimi i dritës së diturisë mbi errësirën e injorancës.
– Zhdukja e idhujve të ngulitur në mendjet e zemrat e njerëzve dhe orientimi drejt adhurimit të vërtetë ndaj Krijuesit të gjithësisë.
Këto ideale që na i përkujton Hixhreti, duhet të jenë pishtar ndriçues në rrugën e avancimit dhe udhëzimit të shoqërisë në të cilën jetojmë.
E nëse këto ideale neglizhohen ose harrohen, do të ndryshojnë numrat në vitet e hixhretit, por jo edhe gjendja dhe realiteti në të cilin jetojmë.
Dr. Rijad Imeri