Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Historiani izraelit Pappe: Ajo që po ndodh do të mbetet në histori...

Historiani izraelit Pappe: Ajo që po ndodh do të mbetet në histori si fillimi i fundit të projektit sionist

Ilan Pappe

Profesori dhe historiani izraelit Ilan Pappe deklaroi se sulmet e Izraelit në Gaza “mund të jenë momenti më i errët në historinë palestineze”, por shtoi se “ajo që po ndodh do të mbetet në histori si fillimi i fundit të projektit sionist”, transmeton Anadolu.

Pappe këto komente i bëri duke u prononcuar në Komisionin Islamik të të Drejtave të Njeriut (IHRC), me seli në Britani, në lidhje me sulmet izraelite në Gaza.

Duke theksuar se “ajo që po ndodh do të hyjë në histori si fillimi i fundit të projektit sionist”, Pappe nënvizoi se kur projekte të tilla luftojnë për ekzistencë, ato janë “më mizore, të pamëshirshme dhe plot zemërim si asnjëherë më parë”.

“Ndoshta njerëzit do të thonë se këto kohë janë momenti më i errët në historinë palestineze. Por kjo është errësira, errësira para agimit”, tha Pappe. tha ai.

Pappe tha se morali themelor dhe infrastruktura ekonomike dhe ushtarake që mban të bashkuar Izraelin dhe i mundëson atij të shtypë palestinezët është tronditur ndjeshëm, duke shtuar se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Duke tërhequr vëmendjen për ndryshimin e opinionit publik në pozicionet e qeverive në Jugun Global dhe midis komuniteteve hebraike, Pappe vuri në dukje se mundësitë për krijimin e një aleance më efektive për të mbështetur palestinezët në mbarë botën janë më të larta se në të kaluarën.

Pappe gjithashtu tha se përpara 7 tetorit 2023, shoqëria izraelite ishte një shoqëri që nuk donte që palestinezët të jetonin në kushte njerëzore ose nuk mund të pranonin humanizmin e tyre dhe nuk ishte shumë e hapur ndaj kritikave nga jashtë.

Exit mobile version