Ballina Lajmet Kosovë Historianët e Deçanit letër publike Veselit për mosvotimin e demarkacionit

Historianët e Deçanit letër publike Veselit për mosvotimin e demarkacionit

Lidhja e historianëve të Deçanit i është drejtuar me një letër publike, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili kërkojnë që të mos ratifikohet marrëveshja për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ata thonë se Komisioni Shtetëror i ngarkuar me këtë çështje ka bërë punë skandaloze, duke bërë që pika aktuale kufitare, cenon territorin e Kosovës. Sipas tyre, votimi i kësaj marrëveshje do të ishte i dëmshëm për vendin.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë

“I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës, z.Kadri Veseli,

Siç është theksuar këto ditë, me 1 shtator 2016, Kuvendi i Republikës se Kosovës, i drejtuar nga ju, do të ketë në pikë të rendit të ditës, votimin e Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

I nderuar Kryetar Veseli,

Komisioni shtetërore i kryesuar nga ana e Murat Mehës, ka bërë një punë skandalozë ngase i ka ikur realitetit të vërtetë të vijës se kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo pikë kufitare për kilometra të tëra ka hyrë në territorin e Kosovës. Andaj, votimi i kësaj marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj të brezit kufitarë.

Nëpërmjet kësaj letre publike, do të donim të shprehim mendimin tonë, se kjo marrëveshje duhet të ndale dhe nuk duhet të votohet në Kuvendin e Republikës se Kosovës, dhe deputete të cilët janë të zgjedhurit e popullit nuk duhet të votojnë copëtimin e Kosovës.

I nderuar Kryetar Veseli,

Historia, na i ka mësuar gabimet tona. :

– Mos të i harrojmë proceset e para me shumë se 100 viteve,

– Mos të harrojmë Vendimet e Konferencës se Ambasadorëve në Londër me 1912-1913, dhe

– Mos të harrojmë Vendimin e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, kur Kosova dhunshme ju bashkua Serbisë, ku ishin vet shqiptarët ata të cilët votuan dhe i quan gishtat që Kosova të mbetet nen Serbi.

Andaj, edhe votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi me 1 shtator të këtij viti, shumë kënd do të mund të hedhë në krahun e atyre që nuk e duan Kosovën shtete, në krahun e atyre që nesër historia do të i gjykoj dhe fëmijët e tyre do të turpërohen.

I nderuar Kryetar Veseli,

Ju i takoni brezit të cilët e keni kapur pushkën dhe i keni dalë shpëtim këtij populli dhe kësaj toke. Ju lutemi që të përdorni autoritetin tuaj dhe të ndaleni votimin e kësaj marrëveshje.

Ju e keni në dorë fatin e këtij populli. Janë deputete tuaj ata që me 1 shtator 2016, do të tregojnë vetën se a janë ata të vërtetët që ishin, a janë ata veprimtarë e veprimtare të viteve ’90 të cilët të tubuar rreth lëvizje gjithë-popullore Lidhja Demokratike e Kosovës, krijuan kushtet që të ketë suksese edhe Lufta a lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo nuk është Kosova e Adem Jasharit, Luna Haradinajt, Sali Çekajt, Fehmi e Xheve Lladrovit, Mujë Krasniqit e shumë e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë të cilët sot prehen të qete në altarin e lirës se Kosovës.

Në fund të kësaj letre publike, i nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës, përsërisim edhe një herë se kjo marrëveshje nuk duhet të miratohet, sepse me këtë do të tregohet se Kosova e mbron sovranitetin e saj”.

Exit mobile version