Historia e patreguar e “4 Llullave” (Video)

Të gjitha që kanë kaluar nëpër Prishtinë kanë dëgjuar për lokacionin më të vjetër në Prishtinë, për vendin e quajtur “4 llullat”. Kjo pjesë është prej vendeve më të vjetra të banimit në Prishtinë, mandje pikërisht nëpër atë pjesë, dikur kalonte lumi “Vellusha”.

Tani zonë zejtare, 4 Llullat është edhe pika që lidhet me 4 anë kyqe të qytetit. Në këtë zonë nuk mungojnë as edhe xhamitë, dhe njëra prej tyre e ka marrë emrin pikërisht nga kjo zonë.

Por a e keni menduar se nga i ka ardhur ky emërim?

Sic tregohet brez pas brezi, në këtë pjesë të qytetit dikur ishte një krua që kishte 4 cezme, në formë të llullave. Ato shërbenin për tu furnizuar me ujë për pije, por jo vetëm. Aty shuanin etjen edhe kafshët që dikur shërbenin për të bërë tregti. Kjo video e sjellur nga RTK e tregon Prishtinën e dikurshme, atë me lumë… /MESAZHI/