Historia mbi buzëkuqin
Burrat dhe gratë e lashtë Sumerian njihen si të parët që mbanin buzëkuq, rreth 5.000 vjet më parë. Ata shtypën gurë të cmuar dhe i përdornin për të dekoruar fytyrat e tyre, kryesisht buzët dhe rreth syve.
Ndërsa egjiptianët e vjetër si Kleopatra grimcuan insektet për të fituar ngjyrë të kuqe në buzët e tyre. Egjiptianët e lashtë mbanin buzëkuqin për të treguar statusin shoqëror e jo gjininë. Ata përdorinin elemente të ndryshme që shkaktonin sëmundje serioze. Buzët me efekt xixëllues fillimisht janë bërë duke përdorur një substancë të gjetur në peshk .
Trendet e buzëkuqit
Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, buzëkuqi erdhi me një numër të kufizuar ngjyrash.
Ngjyra e kuqe e errët ishte ngjyra më popullore gjatë shekullit 20-të. Atë kohë njerëzit mbanin buzëkuq për të simbolizuar pavarësinë e tyre.
Në fillim të viteve 1930, Elizabeth Arden filloi të paraqiste ngjyra të ndryshme të buzëkuqit. Ajo i frymëzoi kompanitë e tjera për të krijuar një shumëllojshmëri të nuancave të buzëkuqve. Vajzat adoleshente besonin se buzëkuqët ishin një simbol i gruas. Të rriturit e panë atë si një akt rebelimi.
Në mes të viteve 1980, të ashtuquajturat buzëkuqët e humorit u shitën nga kompanitë e kozmetikave kryesore. Ky lloj i buzëkuqit ndryshon ngjyrat pasi ajo aplikohet, bazuar në ndryshimet në pH të lëkurës që supozohet të reflektojnë gjendjen shpirtërore të përdoruesit.
Në vitet 1990, ngjyrat e buzëkuqve u bënë gjysëm matt. Ngjyra kafe ishte shumë popullore në këtë kohë.
Në vitin 2012, ngjyrat e ndritshme u bënë modë përsëri me ngjyra të ngopura, të tilla si rozë e nxehtë, neoni dhe portokalli.
Në vitin 2014 dhe në fillim të vitit 2015, buzëkuqët ngjyrë njeriu ishin duke u bërë tepër popullore.
Në vitin 2016 buzëkuqtë e lëngshëm që shëndrroheshin në matt ishin bërë trend botëror./Mesazhi.com/