Arabia Saudite të martën i hapi rrugën legjislacionit i cili anulon pelegrinazhin e Haxhit për këtë vit, duke u bërë thirrje pelegrinëve të shtyjnë përgatitjet dhe prenotimet e udhëtimit për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.
Rreth dy milion njerëz vizitojnë Mekën për të kryer haxhin, i cili këtë vit i bie të fillojë në korrik.
Por por planet [ër haxh janë lënë pezull pasi mbretëria saudite ka regjistruar 1.563 raste të koronavirusit dhe 10 vdekje.
Si shumë vende, Arabia Saudite ka forcuar një bllokim dhe një shtetrrethim në përpjekje për të frenuar shpërthimin, prandaj dhe hyrja në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës është kufizuar ashpër. Riadi tashmë ka pezulluar Umren.
Megjithëse Haxhi është anuluar disa herë gjatë shekujve, që nga themelimi i Mbretërisë së Arabisë Saudite në vitin 1932 nuk ka munguar asnjëherë asnjë vit, madje as gjatë pandemisë spanjolle të gripit të viteve 1917-18 që vrau miliona njerëz në të gjithë botën, transmeton Mesazhi.com.
Por nëse Arabia Saudite heq dorë nga Haxhi i vitit 2020, kjo do te jetë hera e 40 që një nga shtyllat e islamit bëhet e pamundur për t’u realizuar.
Ja një vështrim i disa rasteve kur haxhi është anuluar.
Viti 865: Masakra në malin Arafat
Gjatë konfliktit të tij me Kalifatin Abasid me qendër në Bagdad, Ismail bin Yousef, i njohur si Al-Safak, nisi një sulm në malin e shenjtë Arafat, duke masakruar pelegrinët atje. Sulmi i tillë e detyroi pezullimin e haxhit.
930: Sulmi Qarmatian
Në vitin 930, Ebu Taher al-Janabi, shefi i sektit heterodoks të Karmatasve me qendër në Bahrein, filloi një sulm në Mekë.
Tregimet historike thonë se Karmatasit vranë 30,000 pelegrinë në qytetin e shenjtë dhe hodhën trupa në pusin e shenjtë Zamzam. Ata vodhën gjithashtu Xhaminë e Madhe dhe vodhën Gurin e Zi nga Qabja e tij, duke e çuar në ishullin e Bahreinit.
Haxhi atëherë u pezullua për një dekadë derisa Guri i Zi të kthehej në Mekë.
Karmatasit ishin një sekt shiit Ismaili që besonte në një shoqëri egalitare dhe e konsideronin pelegrinazhin një ritual pagan.
983: Kalifat e Abbasidëve dhe Fatimidëve
Edhe politika, në disa raste e ka pezulluar Haxhin. Në vitin 983 mosmarrëveshjet politike midis sundimtarëve të dy halifëve – abasidëve të Irakut dhe Sirisë dhe Fatimidëve të Egjiptit – bllokuan rrugën e muslimanëve që udhëtonin për në Mekë për pelegrinazh. Do të kalonin tetë vjet derisa të mbahej përsëri Haxhi, në vitin 991.
1831: Murtaja
Jo vetëm konfliktet dhe masakrat e kanë anuluar Haxhin. Një sëmundje që po vinte nga India goditi Mekën në 1831 dhe vrau tre të katërtat e pelegrinëve atje, të cilët kishin duruar javë të tëra udhëtimi nëpër tokat e rrezikshme dhe shterpë për të kryer Haxhin.
1837-1858: Seri epidemish
Në një hapësirë prej gati dy dekadash, Haxhi u ndal tre herë, duke i lënë pelegrinët pa mundësi që të shkojnë në Mekë për gjithsej shtatë vjet.
Në vitin 1837, një epidemi tjetër goditi qytetin e shenjtë, duke e lënë haxhin të anuluar deri në vitin 1840.
Pastaj në vitin 1846 një epidemi e kolerës goditi Mekën, duke vrarë më shumë se 15,000 njerëz, dhe pllakosi në sëmundje banorët e saj deri në vitin 1850. Përhapja e saj u zvogëlua në një masë në mes të viteve 1865 dhe 1883.
Në vitin 1858, një tjetër pandemi globale e kolerës mbërriti në qytet, duke bërë që pelegrinët egjiptianë të ikin në brigjet e Detit të Kuq të Egjiptit, ku u mbajtën në karantinë.
Mbetet të shihet nëse epidemia e Covid-19 do të bëj që kjo ngjarje unike në jetën e muslimanëve të anulohet, së paku për sivjet. /Mesazhi.com/