Ballina Lajmet Kosovë Hiqet pengesa e fundit për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve

Hiqet pengesa e fundit për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve

Gjykata Supreme e Kosovës e ka larguar pengesën e fundit për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ajo të martën i ka refuzuar si të pathemelta ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjve.

Në rezultatet përfundimtar, nga numërimi i të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.3 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 20.95 për qind të votave.

Lidhja Demokratike ishte e treta me 18.27 për qind.

Koalicioni AAK-Nisma është i katërti me 7.06 për qind.

Në ulëse, VV-ja do t’i ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.

Exit mobile version