Ballina Artikuj Himni i këtij voglushi me shpirt vigan

Himni i këtij voglushi me shpirt vigan

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

“Jeta është dhurata më e madhe nga Zoti, ta çmojmë dhe ta ruajmë atë si një amanet. Ndërsa shërbimi dhe flijimi për atdheun është dhurata më e madhe e jetës.”

O Zoti i madh, ruaje atdheun tim!
Zgjeroje dhe forcoje në të drejtën, në mirësinë!
Bashkoje e mos e ndaj!
Fale e mos e përçaj!
Mos të gëzohen hasmit tanë!
Të betohem në Ty se do ta duam dhe do ta ruajmë këtë vatan,
ashtu si e çmuan dhe sakrifikuan të parët tanë, rilindas!

Të falem me shpirt, o Zoti i madh!
Më bëj mua një ushtar me pushkë e laps!

Të betohem, o Zoti im i madh!
Kurrë nuk do ta lëshoj atdheun për së gjalli!
Mos ta lëmë në dorë të horrave e tradhtarëve!
Na i pastro zemrat dhe gjakun shqiptar!
Ta vlerësojmë njëri-tjetrin sa të jemi gjallë!
Ja të ngrihemi mbi ideal të lartë,
ja mos t’i them vetes shqiptar!

Andaj të lutemi, o Zoti i madh!
Na i pastro radhët tona nga çdo tradhtar e dushman,
nga ata që flasin shqip, por në gjak sllavin e kanë!
Të lutem, o Zot, në këtë muaj të madh!
Na e bëj jetën Ramazan e vdekjen Bajram!
Flamurin e vatanit na e bëj bajrak!
Mos e lë këtë tokë të shqipeve pa plisa të bardhë!

Për hatër të dëshmorëve që për vatan ranë,
për hatër të nënave që na rritën me din e iman,
për hatër të fëmijëve që të pafajshëm u vranë!
Të lutem me shpirt, o Zoti ynë i madh!
Faqebardhë na mundëso jetën ta bëjmë!
Me nder e besim, ta dorëzojmë këtë amanet te Ti, ja Allah!

Rrahman Ferizi

Exit mobile version