Ballina Lajmet Kosovë Hilmi Kelmendi 30 ditë në paraburgim, BE dhe Kosova po merren me...

Hilmi Kelmendi 30 ditë në paraburgim, BE dhe Kosova po merren me rastin

Gjykata e Beogradit, ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e dytë, kosovarin Hilmi Kelmendi.

Lajmin për Klan Kosova, e konfirmoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bashmir Xhemaj.

Ai po ashtu tha se për trajtuar rastin e Hilmi Kelmendit i cili është arrestuar në mesnatën e së premtes dhe të shtunës kjo ministri ka angazhuar dhe një ekip në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe diplomacinë e Kosovës.

Angazhimi i ekipës ”bëhet për të ndihmuar jo vetëm Hilmi Kelmendin por edhe të gjithë vëllëzërit tanë të cilët arrestohen në një mënyrë të tillë”, përfundoi Xhemaj, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version