Gjykata e Beogradit, ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e dytë, kosovarin Hilmi Kelmendi.
Lajmin për Klan Kosova, e konfirmoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bashmir Xhemaj.
Ai po ashtu tha se për trajtuar rastin e Hilmi Kelmendit i cili është arrestuar në mesnatën e së premtes dhe të shtunës kjo ministri ka angazhuar dhe një ekip në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe diplomacinë e Kosovës.
Angazhimi i ekipës ”bëhet për të ndihmuar jo vetëm Hilmi Kelmendin por edhe të gjithë vëllëzërit tanë të cilët arrestohen në një mënyrë të tillë”, përfundoi Xhemaj, njofton Klan Kosova.