Hillary Clinton mori fitoren e parë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, duke korrur sukses në Dixville Notch.
Duhet pranuar se elektorati në vendbanimin e vogël të New Hampshire, rreth 10 milje në jug të kufirit kanadez kishte vetëm tetë votues.
Demokratja Clinton mori katër vota, ndërsa republikani Trump dy, transmeton Syri.net.
Një person mbështeste Gary Johnson, kandidatin e Partisë Liberale, dhe një tjetër nuk dinte kë të zgjidhte e shkroi Mitt Romney.
Kështu u desh vetëm pak kohë që të votohej dhe një çift më pas i numëroi, duke regjistruar rezultatin.
Dixville Notch ishte një nga tre vendbanimet e vogla në malin e Bardhë, që përfitoi nga një ligj i New Hampshire, i cili lejon qytetet me një popullsi prej nën 100, për të hapur sondazhet e tyre në mesnatë në ditën e votimit.
Mediat amerikane shkruajnë se procesi i votimit ishte e një teknologjie të ulët, me fletët e votimit në vend të makinave të sofistikuara.