Martin Schulz i cili do të sfidojë Angela Merkel në zgjedhjet për kancelarinë gjermane, është vënë në qendër të vëmendjes së zyrës europiane për luftimin e korrupsionit. Shulz dyshohet se ka favorizuar persona të caktuar në Parlamentin Europian.
Zyra europiane për luftimin e korrupsionit, do të cerifikojë disa cështje të dyshimta korrupsioni që shohin të përfshirë ish presidentin e parlamentit Europian Martin Shulz.
Një zëdhënëse e kësaj zyre ka konfirmuar se do të sqarohen disa informacione të publikuara nga mediat gjermane dhe që kanë hedhur hije dyshime mbi kandidatin e SPD-së për kancelarinë gjermane.
Në fushatën elektorale kundër Kancelares Angela Merkel (CDU), Schulzi do të mbledhë pikë me temën e drejtësisë. Kurse tani, 61 vjeçari duhet t’i përgjigjet pyetjes se a është e drejtë që të paktën një bashkëpunëtor i tij merrte çdo muaj shtesa të patatueshme mbi rrogën në shumën 2200 euro, kurse të tjerët merrnin mesatarisht 500 euro.
Ndër mediat e para që kanë shkruar për këtë cështje është “Stern”, ndërsa kohët e fundit “Spiegel” shkruan për disa favore nga ana e Schultz për disa nga njerëzit e tij më besnikë gjatë periudhës së presidencës së parlamentit europian.
Në mënyrë të vecantë Shulz ka favorizuar karrierën e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Markus Engels, por dhe të tjerëve.
Zyra e BE për Luftimin e Korrupsionit do ta analizojë këtë situatë për të konstatuar “nëse ekziston një dyshim i mjaftueshëm për mashtrim, korrupsion ose ndonjë aktivitet ilegal”, i cili prek interesat financiare të BE, tha një zëdhënëse.
Vetëm pas kësaj do të vendoset a do të hapet një proces hetimor zyrtar. Administrata aktuale e Parlamentit, sipas të dhënave të saj nuk sheh shkelje juridike të ish-Presidentit të saj. Por Zyra e pavarur e BE nuk është e lidhur me këtë gjykim.
Vetë Shulz nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë cështje.