Hidhet shorti i Champions League, rikthehet dueli Messi-Ronaldo

Në Gjevenë të Zvicrës është hedhur sot shorti i Champions League.

Edhe këtë vit shorti ka vënë përballë duele mjaft interesante. Më kryesori është ai mes Barcelonës dhe Juventusit, ku do të rishohim sërish një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Duele mjaft interesante edhe në grupet e tjera, ku Bayern Munchen, kampioni në fuqi, do të ketë përballë Atletico Madrid-in e Luis Suarez.

Në grupin B Real Madrid, ka si kundërshatarë Interin dhe Shakhtar Donetsk. Në Grupin C spikat përballja Porto – Manchester City, në Grupin D Liverpool – Ajax, Sevilla – Chelsea në Grupin C, Zenit – Dortmund në Grupin F dhe Manchester United – PSG në Grupin H, ku është shortuar edhe Leipzigu.

GRUPI A:

Bayern Mynih

Atletico Madrid

Salzburg

Lokomotiv Moskë

GRUPI B:

Real Madrid

Shakthar

Inter

Monchengladbach

GRUPI C:

Porto

Manchester City

Olympiacos

Marseille

GRUPI D:

Liverpool

Ajax

Atalanta

Midtjylland

GRUPI E:

Sevilla

Chelsea

Krasnodar

Rennes

GRUPI F:

Zenit

Dortmund

Lazio

Club Brugge

GRUPI G:

Juventus

Barcelona

Dinamo Kyiv

Ferencvaros

GRUPI H:

PSG

Manchester United

Leipzig

Istanbul Basaksehir