Gjatë mesnatës rreth orës 02:00 është hedhur një mjet shpërthyes në një shtëpi në Zubin Potok, ku si pasojë është dëmtuar një veturë.
Petrit Fejza nga Policia e Kosovës, për rajonin e veriut për teve1.info ka thënë se nuk ka të lënduar, teksa rastin e ka raportuar në polici banorja e shtëpisë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është nën hetime.