Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet se është granatë dore.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur të dielën në Mitrovicë të Jugut, ndërkaq përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.