Ballina Lajmet Kosovë Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan

Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të martës janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

Policia, në raportin 24-orësh, ka thënë se s’ka pasur të lënduar në rastin.

Policia ka thënë se është duke e hetuar rastin.

“Më datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Policia e Kosovës dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij sulmi. Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”, thuhet nga Policia.

Exit mobile version