He’zbollahu reagon për herë të parë pas ar’mëpushimit, riafirmon “gatishmërinë” për t’u përballur me ag’resionin iz’raelit

Hezbollahu ka lëshuar deklaratën e parë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit, duke riafirmuar gatishmërinë e grupit libanez për t’u përballur me çdo agresion të ardhshëm izraelit, transmeton Anadolu.

“Forcat tona do të mbeten plotësisht të gatshme për të adresuar ambiciet dhe agresionet e armikut izraelit”, thuhet në deklaratën e grupit libanez 17 orë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi sot herët, me qëllimin për t’i dhënë fund më shumë se 14 muajve të luftimeve midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.

Sipas kushteve në marrëveshje, Izraeli do të tërheq forcat në jug të Linjës së Kaltër në faza, ndërsa ushtria libaneze do të vendosë forcat në Libanin jugor brenda një periudhe jo më shumë se 60 ditë.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Libanit hyri në fuqi disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ishte arritur një propozim për t’i dhënë fund konfliktit, mes shpresave se do të ndalohen sulmet ajrore izraelite mbi qytetet libaneze dhe do t’i japin fund luftimeve ndërkufitare 1-vjeçare.

Që nga tetori i vitit 2023, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, si pasojë e sulmeve izraelite në Liban janë vrarë të paktën 3.800 njerëz.